Kryefjala Logo

Sjellje të vogla që i pengojnë meshkujt të tradhtojnë

12 Gusht, 2022 | 1:37 pm

Nëse pyesni 10 personat e ardhshëm me të cilët do jeni në kontakt nëse njohin dikë që është tradhtuar ose nëse kanë mashtruar ndonjëherë, një nga ato 10 përgjigjet do të jetë me siguri po.

E trishtë,por e vërtetë..
Ndaj nëse doni të shmangni një bashkëshort tradhëtar, sigurohuni që t’i keni gjithmonë këto tre fusha të mbuluara:
1-Komunikimi

Nëse martesa juaj do të mbijetojë ju duhet të flisni me njëri-tjetrin.
Jo vetëm për ditën tuaj,por bëni biseda të sinqerta me njëri-tjetrin për mënyrën se si ndiheni, çfarë prisni, çfarë funksionon ose nuk funksionon, dhe mos i mbani kurrë gjërat përbrenda.
Në këtë mënyrë thjesht krijon një terren pjellor për pakënaqësi.

2-Merr iniciativa

Mbajeni jetën tuaj intime pikante.
Kjo është një fushë që nuk duhet neglizhuar.
Gjeni kohë për njëri-tjetrin dhe kryeni marrëdhënie intime rregullisht.
Putheni ashtu siç bëtë kur filluat të dilni për herë të parë.
Prekuni me njëri-tjetrin.
Bëhuni të hapur ndaj ideve të reja dhe eksperimenteve, dhe sigurohuni që të bëni shumë takime romantike.

3-Vlerësoheni

Sigurohuni që ta vlerësoni partnerin tuaj çdo ditë, edhe për gjërat e vogla.
Çfarëdo që të bëni, mos e qortoni partnerin tuaj për të gjitha gjërat që mendoni se i bën gabim.
Sigurohuni që t’i tregoni partnerit tuaj se sa shumë do të thotë ai ose ajo për ju. Sepse nëse nuk e bëni ju, ju garantoj, dikush tjetër do ta bëjë…

Të ngjashme