Kryefjala Logo

Si ta zgjedhësh partnerin ideal përtej syve të bukur

19 Maj, 2022 | 12:38 pm

Partneri ideal ndoshta nuk ekziston por sytë e bukur,buzët mishtore dhe pamja burrërore nuk e bëjnë atë vërtet burrë,ndaj ne ju mësojmë çfarë të kërkoni tek partneri juaj:

•Zgjidhni dikë kureshtar
Këta persona janë partnerë të hapur dhe pyesin për çdo gjë. Dëshirojnë të mësojnë gjëra të reja për të ditur më shumë.

•Zgjidhni një person qe ta keni edhe shokun tuaj të mirë
Pasioni dhe ndjenjat janë bazike por komunikimi për çdo gjë me partnerin, është thelbësore. Shumë histori të bukura kanë nisur me miqësi të mira.

•Zgjidhni dikë që ju sheh si diçka të shtrenjtë
Zgjidhni të keni në krah një person që të dijë t’ju bëjë komplimenta edhe kur jeni pa tualet,me tuta dhe jo rehat me veten.

•Zgjidhni partner ambicioz
Zgjidheni partnerin ambicioz për jetën dhe do shikoni sesi të dy bashkë do rendni vetëm pas ëndrrave.

•Zgjidhni një partner që nuk i do konfliktet
Një partner që i bën bisht zënkave dhe kalon me lehtësi situata delikate është perfekt.
Askush nuk dëshiron një marrëdhënie toksike.

Të ngjashme