Lifestyle
Si ta ruani miqësinë me shoqen edhe pasi keni një lidhje të re
20 Tetor, 2021 | 11:21 am
Kur problemet me xhelozinë i përkasin rrethit shoqëror situata bëhet frustante dhe e trishtë, sepse të folurit hapur është i vështirë.
Çfarë fsheh xhelozia?
Xhelozia më së shumti fsheh frikën e humbjes së dikujt që e duam, në këtë rast të një miqësie. Shpesh herë konfliktet e xhelozisë mes dy mikeve lindin kur në mes hyn një person i tretë: një mashkull.
•Gjeni kohë edhe për shoqen
Kur gjendemi të përfshirë në një histori dashurie, sidomos në fillim, të gjithë kohën ja kushtojmë atij. Ndaj gjeni kohë edhe për shoqen tuaj: një darkë bashkë, hani mëngjesin para se të shkoni në punë ose një kafe pasdite.
•Kur bëheni nënë
Pritja e një fëmije është një aventurë e jashtëzakonshme. Gjithsesi kjo mund të shkaktojë një “thyerje” mes shoqesh, sidomos nëse e juaja po jeton një periudhë krejtësisht të ndryshme. Por cili është sekreti do të pyesnit ju në këtë rast? Shijojeni jetën tuaj padyshim, por mos harroni që të vazhdoni të gjeni kohë edhe për shoqen tuaj për të ndarë momente gëzimi. Ftojeni që të zgjidhni veshjet e bebes, ose karrocën apo gjëra të tjera të nevojshme në rastin e pritjes së një fëmije.
•Ndajeni lumturinë
Mos ndoshta ajo është ende beqare? Atëherë organizoni një aperitiv së bashku me të dashurin ose të fejuarin tuaj dhe shoqërinë e tij. Ky mund të jetë një rast ideal që shoqja juaj mund të njoh persona të rinj. Asnjëherë nuk i dihet! Duke e njohur shoqen tuaj të vjetër me çdo kënd të ri në jetën tënde është një mënyrë mjaft e mirë vlerësimi për të.
•Flisni me të
Pra siç e përmendëm më lartë, përfshijeni shoqen tuaj në momente të ndryshme të jetës. Ndërkohë nëse mes jush filloni të vëreni ndonjë keqkuptim apo hatër mbetje komunikojani menjëherë emocionet tuaja me sinqeritet dhe delikatesë. Bëjani të qartë faktin se keni nevojë për suportin e saj sepse e keni për zemër