Kryefjala Logo

Shtëpiake,jo më rrobat me 30 gradë!Shikoni çfarë rrezikoni

3 Janar, 2022 | 12:55 pm

– Njerëzit besojnë se, rrobat pas çdo larje në makinën e larjes së rrobave, duhet të jenë të pastra, por ka një dallim të madh mes pastërtisë sipërfaqësore dhe asaj higjienike – thekson bartësja e këtij studimi, Lisa Akerli.

-Gjërat nga ku vijnë bakteriet, si peshqirët  apo pëlhurat e kuzhinës, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut dhe lehtë mund të shkaktojnë shumëllojshmëri të sëmundjeve.

-Prandaj, lani rrobat tuaja në 60 gradë, kështu do të jeni më të sigurtë.

Të paktën një herë në muaj lani rrobat në 90 gradë. Pra, edhe rrobat do të jenë të pastra por edhe makina larëse do të pastrohet nga bakteriet Mbulesat dhe rrobat duhet të lahen të veçuara nga peshqirët, sidomos kur lahen në temperature të ulëta.

Pas përfundimit të larjes, dera e lavatriçes është mirë që të lihet hapur për një kohë, sepse qarkullimi i ajrit parandalon rritjen e bakterieve brenda saj.

Rregullisht pastroni derën e lavatriçes, si dhe vendin ku hidhet detergjenti dhe zbutësi.

Pas shtrirjes së rrobave në tel për tharje, pastroni tërësisht duart tuaja.

Të ngjashme