Lifestyle
Shenjat se personaliteti jot i fortë po i tremb njerezit
20 Tetor, 2021 | 11:27 am
Kur njerëzit takojnë dikë me personalitet të fortë, ata nuk e kuptojnë se me çfarë lloj personi kanë të bëjnë. Disa njerëz mendojnë që ti dominon. Të tjerë mendojnë se je i rëndë. Por asnjë prej këtyre nuk është e vërteta.
Ju nuk i duroni dot justifikimet
Personalitetet e fortë nuk i durojnë dot justifikimet. Kur keni personalitet të fortë, nuk je i gatshëm të dëgjosh njerëz që harxhojnë kohë duke u ankuar për atë që mund të bëjnë. Ju preferoni më shumë të përqëndroheni tek ajo që mund të bëni dhe si mund ta bëni, duke kapërcyer pengesat. Mos vër veten në dyshim, përse nuk justifikoheni.
Ju urreni bisedat e kota
Bisedat e kota, sa për të shtyrë kohën janë të tmerrshme. Nëse keni personalitet të fortë, atëherë keni shumë ide. Ju nuk doni të harxhoni kohë duke folur për njerëzit, kur mund të jeni duke ndrshuar botën.
Nuk e duroni dot marrëzinë, idiotësinë dhe injorancën
Personalitetet dominues vijnë nga një mungesë ndikimi ose dije. Personalitetet e fortë janë rezultat i të qënurit njerëz që mendoni dhe të mirëinformuar. Ka një dallim të madh mes të dyve. Duke qenë se keni harxhuar kohë dhe përpjekje që ta përdorni për mirë mendjen tuaj, ju e urreni kur njerëzit bëjnë gjykime të çastit, për gjëra për të cilat nuk dinë asgjë.
Ju nuk keni frikë
Dakord, kjo nuk është e vërtetë. Ndoshta ka një gjë nga e cila keni frikë. Por dallimi mes jush dhe njerëzve të tjerë është se ju nuk e lejoni frikën të diktojë mënyrën si e jetoni jetën.