Lifestyle
Sekretet e bukurisë së femrave Italiane
25 Tetor, 2021 | 12:11 pm
1-E shprehin veten
Italianët janë shumë ekspresive dhe nuk kanë frikë të tregojnë emocionet e tyre. Kur flasin, shpalosin pasionin që kanë për jetën. Njerëzit që flasin shumë e duan jetën dhe e shprehin këtë përmes fjalëve dhe gjesteve.
2-. E duan ushqimin
Përbërësit ushqimore në dietën italiane janë aq të pasur, sa padyshim kanë një gamë të pafund ushqimi për lëkurën, flokët dhe thonjtë. Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse ushqimi dhe vaktet janë kaq të rëndësishme në Itali.
3-Stili
Nuk dalin kurrë me tuta apo me pandofla në lagje. Gjithmonë kujdesen të kenë të kuruara, e ndoshta kjo shpjegon pse italianet kanë shtëpitë më të famshme të modës.
4-Tonifikojnë lëkurën me ujë me limon
…apo siç do thoshte një dermatologe: bëjnë një “minipeeling”. Pak ujë me pika limoni dhe një tampon me të në gjithë fytyrën në darke, jo vetëm e pastron e i jep dritë, por mban larg edhe rrudhat.
5-E jetojnë jetën plotësisht
Përkundër nga sa mund të mendohet, femrat italiane nuk e vrasin mendjen për dietën apo stilin e jetesës. Ato hanë pica dhe pinë verë, por konsumojnë edhe një ushqim të mrekullueshëm që i bën të jenë gjithmonë në formë. Sepse ndoshta sekreti i vërtetë i bukurisë është: të shijosh jetën dhe të argëtohesh!