Kryefjala Logo

Pse të kesh një shef të mirë mund të bëjë të gjithë ndryshimin në vendin tuaj të punës?

8 Gusht, 2022 | 12:28 pm

Në çdo punë, të gjithë duan një shef që ju respekton si person.
Kur keni një shef që ju trajton me respekt dhe është përkufizimi i mirëfilltë i mirësisë dhe bujarisë, do të thotë shumë më tepër për këdo që mund të ketë pasur momente negative me shefat e kaluar.

Një shef i mirë shkon përtej dhe pyet gjithmonë për jetën tuaj.
Ai gjithashtu kujdeset sinqerisht për mënyrën se si po punoni.

Janë gjestet e vogla që e bëjnë një shef të mirë,si përshembull,t’ju kuptojë kur për një arsye madhore ju nuk mund të shkoni në punë,kur bëni diçka gabim dhe ai/ajo nuk ju bërtet por jua shpjegon dhe mëson.
Kur është njerëzor para se të jetë mizor.
Kur ju paguan orët shtesë dhe nuk ju sjell në fundjavë në punë e qindra arsye të tjera.

Një shef i mirë krijon një ambient të mirë për punonjësit ku vështirësitë kalohen në harmoni dhe jo në kaos.

Dhe, më e rëndësishmja, shefi juaj duhet të kërkojë në mënyrë aktive mundësitë e të mësuarit për ju në mënyrë që të rriteni si profesionalisht ashtu edhe personalisht.

Të ngjashme