Lifestyle
Profesori i psikologjisë tregon tre rrugë për ta bërë veten më tërheqës
20 Nëntor, 2021 | 1:14 pm
•Jill Weber
“Të ndjehesh mirë me veten, kjo po që ju bën më tërheqës për të tjerët. Dhe sa më shumë e doni veten, aq më pak e rëndë bëhet jeta dhe marrëdhëniet bëhen gjithnjë e më të lehta e spontane.”
1. Mos e merrni veten shumë seriozisht.
Ju nuk duhet të jeni të përsosur për të pasur marrëdhënie të forta dhe dashuri në jetën tuaj. Kur përballeni me kritika të vlefshme ose të pavlefshme, shikoni nëse mund të qeshni me veten, ose të bëni shaka. Në fund, nuk e caktojnë të tjerët se kush jeni ju, pavarësisht se çfarë thonë ata.
2.Jetoni për veten tuaj.
Bëjini vetes këto pyetje: Çfarë më sjell lumturi? Çfarë do të dëshiroja të bëja në këtë jetë? Çfarë më sjell një ndjenjë mirëqenieje dhe kënaqësie? Dhe pastaj heshtni zërin e dyshimit në kokën tuaj – mendoni zgjedhjet tuaja dhe filloni të jetoni për veten tuaj.
3.Kujdesuni për veten
Njerëzit që kujdesen për veten janë më tërheqës, sepse ata rrezatojnë disiplinë vetiake. Të jesh nën kontroll të vetvetes, do të thotë që të tjerët nuk ju përjetojnë si një barrë për të cilën do të duhet të kujdesen. Hani ushqim me vlera, stërvituni rregullisht, dhe kujdesuni për shëndetin emocional.