Lifestyle
Një trajnim i vogël për femrat që duan të shprehen të përgatitura përpara një mashkulli
18 Tetor, 2021 | 12:31 pm
Nganjëherë mërzitesh sepse të duket sikur partneri jot nuk të “do”, nuk të “dëshiron” dhe se ti je gjëja e fundit që i qarkullon nëpër mendje.
Kjo është veçanërisht e dhimbshme kur planifikon një mbrëmje të veçantë dhe ai e anulon, ose është i shpërqendruar.
Rrjedhimisht, gjithë shpresa për të kaluar më në fund një mbrëmje speciale intime vetëm me të, ja lë vendin inatit dhe hidhërimit.
Pastaj vijnë me radhë nervat, acarimet, vuajtja dhe dhimbja. Më e keqja është se ai ta kthen me të njëjtën monedhë, ta përplas derën në fytyrë duke të të thënë se me ty është e pamundur që të merresh vesh.
Por mund të ndodhë krejt e kundërta. Mund të ndodhë që disa e mbajnë gjithçka përbrenda.
Mirëpo, trysnia është aq e madhe saqë e detyrojnë partnerin që të shpërthejë ai i pari në mënyrë që kjo trysni të çlirohet.
Mund edhe të ndodhë që ai mbyllet në vetvete dhe marrëdhënia bëhet krejt e huaj dhe e ftohtë.
Këto janë dy mënyrë për të nxjerrë nga vetja ndjenjat e forta.
Nëse përdorni një nga këto mënyra për t’i treguar partnerit dhimbjen, zhgënjimin, inatin, qoftë edhe dëshirën për t’i bërë gjërat më mirë, atëherë është e sigurt se rezultati do të jetë më keq se sa mos të bësh asgjë.
Pavarësisht se çfarë dëgjon lart e poshtë nëpër media se duhet të thuash këtë apo atë gjë në mënyrë që të bëhesh interesante, të qenit interesante nuk është vetëm çështje fjalësh.
Të thuash fjalë që tingëllojnë të bukura por pa ndjenjë, është njësoj sikur të vrasësh respektin për vetveten.
Dhe të jesh e sigurt se po të humbi respekti për vetveten, atëherë bashkë me të humbet dhe interesimi që partneri jot ka për ty.
Kritikat me meshkujt nuk sjellin rezultat. Edhe mbajtja e emocioneve përbrenda është gjithashtu pa rezultat.
Madje, mund të thuhet se janë dy zgjidhje të këqija. Janë të këqija, sepse ato nuk janë thjeshtë për ta mbajtur situatën neutrale.
Ato të shkatërrojnë dashurinë. Tani do të tregojmë një teknikë që ta përdorni pikërisht në atë moment kur jeni gati për sherr.