Kryefjala Logo

Muaj i ri me fate dhe parashikime të reja me Paolo Fox

1 Qershor, 2023 | 10:04 am

Dashi-I bukur ky fillim muaji për dashurinë që do të jetë protagoniste e jetës suaj, sidomos në dy javët e para të qershorit. Marsi dhe Jupiteri janë në shenjë dhe ndihmojnë si në dashuri ashtu edhe në punë.

Demi-Përpiquni të përfitoni nga ndikimi i Venusit në jetën tuaj dhe mos rrini duarkryq. Në punë është Saturni i cili ju vë paksa në vështirësi por do arrini ta kapërceni këtë periudhë.

Binjakët-Lajme të rëndësishme vijnë në dashuri, por do t’ju duhet të prisni gjysmën e dytë të muajit për të përfituar nga ndikimi i Venusit që hyn në shenjën tuaj. Në punë ka shumë gjëra për të bërë, ndaj përveshni mëngët.

Gaforrja-Nëse jeni në çift për disa kohë, mos e gërmoni të kaluarën, por shikoni përpara.
Në punë të gjitha hijet dhe ndikimet negative të kohëve të fundit do të largohen njëherë e përgjithmonë.

Luani-Kjo ditë është shumë e dobishme për të kuptuar pikat e forta dhe të dobëta të marrëdhënies suaj. Në punë jeni në një fazë rikuperimi.

Virgjëresha-Qielli ju ndihmon të menaxhoni më mirë ndjenjat dhe në punë do të jeni në gjendje të bëni zgjedhje që do të jenë të duhurat.

Peshorja-Më në fund do të mund të rikuperoni në dashuri pas një periudhe problematike. Në punë, megjithatë, do të duhet të mësoni të menaxhoni ritme të reja dhe detyra të reja.

Akrepi-Sot qielli fton durim në dashuri dhe në punë, megjithatë mendimet duhet të drejtohen drejt projekteve stimuluese.

Shigjetari-Në këtë periudhë do të arrini të zyrtarizoni atë që dukej si një histori sipërfaqësore. Në punë ka kthesa interesante.

Bricjapi-Dyshimet kthehen në dashuri, por gjithmonë duhet të sqarojmë se si janë gjërat për të shmangur keqkuptimet. Në punë mund të ketë një rikuperim të mirë.

Ujori-Ka pak tension në dashuri, por duhet kuptuar se çfarë nuk shkon. Në punë, shmangni të qenit shumë debatues dhe fokusohuni në atë që mund të rregullohet dhe bëhet më mirë.

Peshqit-Shikoni përreth nëse jeni beqarë sepse një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë.
Në punë është një kohë e shkëlqyer plot me mundësi të reja. Më në fund do të keni kënaqësinë që meritoni pas muajve të vështirë.

Të ngjashme