Kryefjala Logo

Moti dhe shenjat janë të paqëndrueshme.Çfarë ka Paolo Fox për të thënë?

7 Prill, 2022 | 1:19 pm

Dashi-E enjtja do të jetë ditë e rëndësishme por pastaj do të ketë një rënie të lehtë.
Gjithsesi nuk po kaloni një moment të keq,përkundrazi.

Demi-Disa marrëdhënieve ju ka ardhur koha të rikuperohen, sidomos me njerëzit që i përkasin shenjës së Dashit&Bricjapit. Mundohuni të relaksoni veten me çdo mënyrë.

Binjakët-Shumë nervozizëm për Binjakët.
Disa çifte janë në krizë që lidhen me çështjet ekonomike.
Shmangni provokimet e panevojshme dhe flisni.

Gaforrja-Diçka që keni dashur për shumë kohë do të bëhet e mundur brënda kësaj dite por nuk përjashtohen as ditët në vijim.
Jini të duruar.

Luani-Keni humbur vrullin në dashuri por tani jani të vendosur të ndryshoni lojën.
Qëndroni të qetë dhe çdo gjë do të jetë mirë nga muaji maj.

Virgjëresha-Ndjeni se nuk e keni në dorë zotërimin e asaj që bëni dhe mendoni sikur jeni vetëm kundër të gjithëve.
Keni shumë dyshime për dashurinë prandaj distancohuni dhe merrni disa ditë pushim për veten.

Peshorja-Nëse ka diçka që nuk shkon mendimet e këqija nuk do t’ju braktisin deri në fund të javës.
Duhet të përpiqeni të zgjidhni një problem personal dhe pastaj vjen lumturia.

Akrepi-Rikthehet dëshira për të dashuruar dhe për të lënë pas vështirësitë.
Jeni plot me lajme të mira deri në datën 09 prill.

Shigjetari-Po riorganizoni të gjithë jetën tuaj.Përgjithësisht sapo filloni diçka ajo shkon deri në mes të rrugës dhe pastaj prishet por kini besim.

Bricjapi-Ju duhet forcë dhe guxim për të zgjidhur problemet pa u zhytur në mendime.
Shmangni melankolinë,mos e ushqeni marrëdhënien me shqetësime dhe fundjava do të lulëzojë.

Ujori-Jeni të dashuruar me veten dhe duket sikur të gjithë të tjerët me ju.
Fundjava do jetë shumë interesante dhe mund të bëni një hap të mirë përpara për të ardhmen.

Peshqit-Do shpëtoni nga një siklet që ju ka shoqëruar këto ditë.
Mund të merrni gjithçka që dëshironi duke mbajtur qëndrim dhe duke thënë gjithçka mbani nga brënda.

Të ngjashme