Lifestyle
Ku ndryshojnë njerëzit me fat nga të pafatët?Flasin sociologët.
18 Nëntor, 2021 | 12:49 pm
Richard Wiseman, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Hertfordshire, ka studiuar sesi fati luan një rol në jetën tonë. Ai donte të shihte se si mund të ndodhin ngjarjet të rastësishme dhe ndikimin e tyre në jetën e njerëzve. Profesori filloi duke shqyrtuar dallimin midis njerëzve me fat dhe të pafatëve.
Wiseman gjeti që njerëzit me fat janë shumë më ekstroversë. Ata buzëqeshin dy herë më shpesh dhe angazhohen më shumë në kontaktet me sy. Aftësia shoqëruese, shpjegon ëiseman, i ndihmon të rrisin gjasat që t’u dalë një mundësi fatlume, sepse takojnë më shumë njerëz, lidhen më mirë me të tjerët dhe ruajnë marrëdhëniet.
Njerëzit e pafat, nga ana tjetër, ishin dy herë më lart në neuroticizëm. Për të parë se sa ankthi ndikon tek njerëzit, të pyeturve iu kërkua të shihnin një pikë të lëvizshme në qendër të ekranit të një kompjuteri, teksa pika të mëdha papritmas shfaqeshin në skajet e ekranit. Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit i vunë re këto pika.
Për të shtuar ankthin, eksperimenti u përsërit me një grup tjetër, të cilit iu dha një çmim financiar për t’u përqëndruar në pikën e qendrës së ekranit. Më shumë se një e treta nuk i vuri re pikat e mëdha në buzë të ekranit.
Ndërsa ankthi na ndihmon të përqendrohemi në një detyrë, ai gjithashtu na verbon përballë mundësive të tjera. Si rezultat, njerëzit e pafat humbasin shpresën, sepse ata janë shumë të zënë duke u shqetësuar për një gjë. Ata zhvillojnë pamjen e tunelit në karrierën e tyre, duke humbur shanse të mundshme punësimi.
Njerëzit me fat, nga ana tjetër, janë të hapur për përvoja të reja. Ata janë më të gatshëm të flasin me njerëz të rinj, të udhëtojnë në vende të reja dhe të provojnë gjëra të reja.
Për të shtuar fatin tuaj, ju mund të praktikoni atë që bënë pjesëmarrësit e “shkollës së fatit”:
Qëndroni mendjehapur. Fiksimi pas një qëllimi, mund t’ju bëjë t’ju shpëtojnë shanse të tjera të mira. Të kesh një qëndrim të hapur dhe të shikosh për mundësi të reja, do të të krijojë më shumë shanse dhe do të ndjeheni më me fat si pasojë.
Shikoni anën pozitive. Duke u përqëndruar vetëm në negativen, dëmton shpirtrat tuaj dhe pritshmëritë për të ardhmen.
Bëni diçka jashtë të zakonshmes këtë javë. Rutinat mund të çojnë në ndryshkje, qoftë nëse flisni me të njëjtët njerëz, hani të njëjtin ushqim, ose bëni të njëjtin lloj pune. Dalja jashtë kufijve tuaj rrit gjasat e një shpërthimi fati.