Kryefjala Logo

Je mërzitur nga rutina,do të rinisësh gjithçka nga fillimi?Nisja kështu

25 Maj, 2022 | 11:24 am

Jemi gjithë jetës në kërkim të lumturisë,krijimin e një familjeje,të pozicionohemi në një vend të mirë pune,të bëjmë pushime dimërore dhe verore dhe të stresohemi sa më pak.

Jeta nuk është kështu gjithmonë,nëse të jep diçka,të merr diçka tjetër dhe kështu ti je gjithmonë në kërkim.
Ka periudha ku lodhesh dhe thua se nuk mundesh më,kërkon me ngulm të rinisësh nga e para por nuk di si.

Ju sjellim disa sygjerime falas nga psikologët:

•Ndrysho veten
Fillo me pamjen e jashtme, një pamje e ndryshuar plotësisht,flokët,gjatësia dhe ngjyra e tyre na bën më të sigurt në vetvete.

•Hiq dorë nga kujtimet e hidhura
Kujtimet negative lindin mendime negative ndaj braktisni njerëzit që ju bëjnë të pakënaqur.
Problemi nuk është tek ata por tek ju që po i mbani ende në rrethin tuaj.

•Njih njerëz të rinj dhe hobi të reja
Rrethohu me njerëz që të bëjnë të qeshësh prej këtyre njerëzve vjen suksesi!
Zbulo hobi që nuk dije se i kishe,sport,art,modë.

•Blini gjëra të reja
Le të simbolizojnë jetën e re gjërat që ke blerë.
Ndrysho garderobën,ndrysho dhomën e gjumit apo divanët e vjetër.
Vetëm kur e bën e kupton se të duket sikur ke hequr një barrë nga shpina.

•Shijoni jetën
Mos e harroni asnjëherë se një person nuk ka kufij përveç atyre që ai vetë krijoi për veten e tij .
Mos ja hiq vetes mundësinë për të jetuar më mirë çdo ditë.

Të ngjashme