Kryefjala Logo

Horoskopi i astrologut Paolo Fox sot 18 gusht 2022

18 Gusht, 2022 | 12:56 pm

Dashi-Ju keni disa mundësi për t’u vënë re nga të tjerët sot kështu që mos u mbyllni në shtëpi.
Në punë gjithçka po shkon mirë, por tani duhet të bëni pak më shumë përpjekje në aspektin e dashurisë.

Demi-Ju jeni pak konfuz në dashuri ndaj yjet ju këshillojnë më mirë të sqaroheni tani.
Ju duhet të kuptoni se kë dëshironi në krah dhe të lëvizni në përputhje me rrethanat.

Binjakët-Dëgjoni pak më shumë instinktet tuaja në vend që të shikoni gjithmonë se çfarë ju thonë të tjerët.
Kujdes nga stresi i mbledhur si në punë ashtu edhe në jetën private.

Gaforrja-Në dashuri ka disa gjëra për të menaxhuar dhe ju ndiheni në mes të një krize.
Mundohuni të qëndroni të fortë dhe vazhdoni të punoni shumë në frontin e punës.

Luani-I bukur ky qiell për ata që janë në kërkim të dashurisë.
Ditët e ardhshme do të jenë plot pasion dhe një kënaqësi e madhe do të vijë edhe në punë.

Virgjëresha-Dita e sotme është paksa e rrëmujshme por mos u shqetësoni sepse do mund ta menaxhoni më mirë me pak përqendrim.
Në punë lejojani vetes pak relaksim.

Peshorja-Ka ardhur koha t’i përkushtoheni dashurisë me më shumë pasion dhe pa frikë.
Puna është aty dhe mund të presë.

Akrepi-Dita e sotme ka të bëjë me emocione të forta ndaj shijoni këtë periudhë pa shumë mendime.
Në punë po mendoni për ndryshim.

Shigjetari-Një kohë e mirë për dashurinë po vjen ndaj shijoheni sa më shumë.
Në punë mundohuni të riktheheni të karikuar sepse pushimet do të mbarojnë së shpejti.

Bricjapi-Në këtë periudhë do të mund të provoni potencialin tuaj por duhet të futeni në lojë menjëherë.
Koha e qetësisë ka mbaruar.

Ujiri-Një lajm i mirë vjen për ata që duan ndryshime si në dashuri ashtu edhe në punë.A jeni gati?

Peshqit-Bëni kujdes në dashuri sepse mund të keni shumë pretendentë.
Në punë vijnë rikonfirmime dhe kënaqësi të mira por tashmë është koha për pushime.

Të ngjashme