Kryefjala Logo

Hiqni dorë nga këto pritshmëri nëse po kërkoni lumturinë në një lidhje

25 Nëntor, 2022 | 2:30 pm

Rezulton se mospasja e pritshmërive shumë të larta mund të jetë vendimtare për suksesin e një marrëdhënieje.
Por, si mund të dimë se çfarë është e pranueshme për të pritur dhe çfarë jo?
Sa është shumë dhe a nuk varet kjo nga toleranca individuale e secilit prej nesh?

•Të kalojnë gjithë kohën e lirë me ju
Ndërsa marrëdhënia bëhet më serioze, me siguri do të dëshironi dhe prisni të jeni më shpesh me partnerin ose mikun tuaj. Megjithatë, privimi i hapësirës personale të personit tjetër dhe përpjekja për të zënë gjithë kohën e lirë mund të shkatërrojë marrëdhënien.
Nuk duhet të prisni që ata të kalojnë gjithë kohën e lirë me ju.

•Partneri ose miku juaj mund të zgjidhë të gjitha problemet tuaja
Është krejtësisht joreale të presim që të tjerët të jenë në gjendje ose të dëshirojnë të zgjidhin të gjitha problemet tona.
Ne gjithashtu nuk duhet të mbështetemi tërësisht në marrëdhënien tonë nëse duam të bëhemi njerëz më të mirë ,kjo është një zgjedhje dhe proces individual.

•Përsosmëri
Shpesh në fillim të një marrëdhënieje, ne e shohim personin tjetër me syze ngjyrë rozë dhe ndihemi të zhgënjyer kur rezulton se ai nuk është aq i përsosur sa e kemi imagjinuar.

Të ngjashme