Dy produkte make up-i që është mirë të mos përdoren në dimër

7 muaj më parë

Kushtet e këqija atmosferike kërkojnë që ta ruash më shumë lëkurën në kohën e ftohtë.

Ka diçka që duhet ta ndryshosh në rutinën e grimit në periudhën e dimrit.

1-Hiq dorë nga fondatina pudër, sidomos nëse ke lëkurë të thatë. Kjo lloj fondatine ta than shumë lëkurën, ndaj përdorimi i saj nuk është i rekomanduar. Në vend të saj, rekomandojnë dermatologët, përdor një fondatinë hidratuese apo një kremoze të hollë.

2-Buzëkuqët mat.

Natyrisht, ata janë shumë të bukur, por krijojnë shpesh tharje dhe çarje në buzë. Nëse nuk ke një esfoliant për buzët, atëherë më mirë shmange përdorimin e tij. Në vend të buzëkuqit matte, zgjidh një buzëkuq me shkëlqim  dhe buzët do t’i kesh gjithmonë të buta.

Të ngjashme