Kryefjala Logo

Buzëqesh pa siklet! Studimi: Produktet alternative të duhanit ndikojnë në bardhësinë e dhëmbëve

28 Mars, 2024 | 2:16 pm

E dini se ata që kalojnë nga cigaret tradicionale tek alternativat e duhanit pa tym kanë dhëmbë më të bardhë?
Në një studim të fundit evidentohet se duhanpirësit që kalojnë te opsionet e cigareve alternative kanë në fakt një buzëqeshje më të shndritshme. Ndikimet pozitive të këtyre produkteve nuk janë thjesht estektike. Kjo sepse pamja e jashtme shërben si nxitje për njerëzit që të lënë cigaren, siç theksohet në një studim më të hershëm.
E në fakt kompleksi më i madh i duhanpirësve janë dhëmbët e zverdhur.
Ky studim është ndër të parët që ka zbuluar këtë efekt pozitiv të cigareve alternative dhe efektet e tij të dukshme tek konsumatorët.
Studimi pjesë e projektit “SMILE”, u zhvillua në Universitetin e Katanias në Itali i përbërë nga një grup i madh studiuesish ndërkombëtarë. Mbi 400 pjesëmarrës në Itali, Poloni, Moldavi e Indonezi iu ofruan produkte alternative që ndihmojnë në uljen e rreziqeve nga duhani.
Hulumtimi ka synim të ndihmojë në uljen e konsumit të duhanit, duke provuar se përdorimi i këtyre produkteve alternative është më i mirë për shëndetin oral.
Në kuadër të këtij hulumtimi, Dr. Riccardo Polosa profesor i mjekësisë së sëmundjeve të brendshme në Universitetin e Katanias dhe themelues i CoEHAR ka dhënë një intervistë ku tregon më hollësisht lidhur me këtë nismë.
Media: Pse ky studim është i rëndësishëm?
Dr. Riccardo Polosa: Ky studim është shumë domethënës sepse është ndër të parët që përpiqet të vërtetojë me fakte sesi produktet alternative ndikojnë tek dhëmbët. Duke përdorur një metodologji të re që lejon matjen e saktë të ngjyrës së dhëmbëve, gjetjet zbuluan se duhanpirësit e cigareve kishin rreth 35% më shumë njollë dentare sesa jo-duhanpirësit. Ish-duhanpirësit dhe ata që konsumojnë cigare elektronike ose produkte të duhanit të ngrohur, kanë dukshëm dhëmbë më të bardhë krahasuar me duhanpirësit e cigareve klasike.
Media: Si mund të ndihmojnë njerëzit gjetjet tuaja?
Dr. Polosa: Gjetjet janë të rëndësishme pasi na ndihmojnë të kuptojmë konkretisht ndikimet estetike të cigareve dhe produkteve alternative, gjë që mund t’u vijë në ndihmë konsumatorëve. Duke marrë shkasë nga disa shqetësime kryesisht nga të rinjtë lidhur me pamjen e tyre të jashtme dhe zverdhjen e dhëmbëve për shkak të cigareve, ky hulumtim do shërbejë për të inkurajuar duhanpirësit të zgjedhjet më të mira, siç janë produktet alternative. Ky inkurajim nuk shërben vetëm për pamjen e jashtme por edhe për uljen e riskut të shëndetit të tyre.
E për ta, ndonjëherë një provë se buzeqeshja e tyre mund të jetë më e bukur mund të jetë më bindëse sesa frika nga një kancer i mundshëm i mushkrive në të ardhmen.
Efektet negative të konsumit të duhanit në zverdhjen e dhëmbëve janë të njohura pothuajse nga të gjithë, sidoqoftë nxitja e duhanpirësve për ta lënë mbetet një sfidë në vetvete gati gati e pa luftueshme.
Ndaj unë besoj se këto gjetje tonat, mund të ofrojnë informacion të ri bindës për dentistët, gjë që do ndikojë te duhanpirësit të cilët kryesisht janë të shqetësuar për pjesën estetike të dhëmbëve të tyre si dhe për aromën e gojës.
Media: Dimë se dentistët janë kundër produkteve alternative. Mendoni se studimi juaj do u ndryshojë mendjen?
Dr. Polosa: Ç’është e vërteta ndonëse dentistët janë skeptik për produktet alternative, kjo perspektivë nuk është universale. Kam njohur një mori dentistësh dhe ekspertë të së njëjtës fushë që janë të prirur për të inkurajuar pacientët e tyre drejt produkteve alternative.
Pra, megjithëse kemi këndvështrime të ndryshme që deri diku nënkuptojnë njëfarë kakofonie, shpesh lihet të kuptohet se skeptikët nuk janë të bindur pasi kanë mungesë informacioni për këtë tematikë. Andaj do duhej një analizë e mirë e studimeve të këtij lloji për të nxitur një qëndrim më uniformë te specialistët e kujdesit dentar.
Shpresa është që të rritet ndërgjegjësimi i stomatologëve specialistëve të fushës për rolin e produkteve me ngrohje në lënien e duhanit dhe reduktimin e dëmit të duhanit. Dentistët, ndoshta më shumë se profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor, janë në një pozicion unik për të monitoruar pacientët kronologjikisht si dhe për ta parë në praktikë këtë gjë. Profesioni i tyre është kyç pasi angazhon pacientë që e kanë të vështirë ose nuk janë të gatshëm ta lënë duhanin duke i prezantuar me opsione alternative që padyshim do sjellë përmirësime te ta.
Zverdhja e dhëmbëve siç u përmend edhe më herët është mjaft e sikletshme për të rinjtë kryesisht. Duke e pozicionuar fokusin te përmirësimi estetik që do të kenë dhëmbët e tyre nëse kalojnë te produktet me ngrohje, dentistët do motivojnë mijëra pacientë për të lënë duhanin! Një buzëqeshje e shndritshme mund të jetë nxitëse për shumë të rinj duke ulur ndjeshëm dëmet që shkaktojnë cigaret tradicionale.
Media: Po atyre që kanë shumë vite që janë konsumues të duhanit dhe mendojnë se është tepër vonë për të dhënë efekt? Çfarë do u thonit atyre?
Dr. Polosa: Për duhanpirësit e vjetër, do u thosha se s’është kurrë vonë për të bërë një zgjedhje të shëndetshme. Bindja se dëmi i shkaktuar nga pirja e duhanit është i përhershëm dhe se ndryshimi i zakoneve është i pakuptimtë, është i gabuar dhe studimi ynë e vërteton këtë gjë.
Provat tregojnë se ish-duhanpirësit kanë dhëmbë më të bardhë se duhanpirësit aktualë.
Suksesi në reduktimin e dëmeve të lidhura me duhanin varet nga ndërgjegjësimi dhe angazhimi i pacientit. Pa angazhim dhe motivim të vërtetë nga pacientët, asnjë strategji për ndërprerjen e duhanit nuk mund të ketë sukses. Siç u përmend më herët, kjo dëshmi shkencore mund të shërbejë si një motivim i fortë.

Të ngjashme