Rezart Taçi zbulon emrin e ministrit:”Më ka vendosur gjoba deri në 30milion euro!”

1 vit më parë

SPAK  shpalli sot në kërkim ndërkombëtar biznesmenin Rezart Taçi, i akuzuar për pastrim parash.

Në një lidhje telefonike në “Ora News”, ai u shpreh se ndjehet i persekutuar nga një ministër i financave në Shqipëri prej gati 15 vitesh.
Biseda:

Qyno: Nga cili vend flisni aktualisht?

Taçi: Ju e dini mirë se çfarë do të thotë që të rritesh pa asnjë bashkëpunimi politik. Unë kam parë punët e mia dhe nuk ka bashkëpunuar politikisht. Kam punuar sipas të gjitha rregullave, por në Shqipëri është e pa tolerueshme të punosh i rregull dhe të shikosh punët e tua. Mua më janë vënë gjoba 20-30 milionë euro kundrejt personit tim çdo 2-3 muaj.

Qyno: Kush janë këta persona që ju kanë vënë gjoba?

Taçi: Këto janë gjoba nga institucione shtetore. Deri në vitin 2015 më kanë vënë gjoba.

Karriqi: Pse nuk i keni denoncuar, nuk keni pasur besim te drejtësia?

Taçi: T’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.

Karriqi: Nuk na e thatë emrin e ministrit të Financave të implikuar.

Taçi: Është z. Bode, Ridvan Bode.

Karriqi: Keni komunikuar me të lidhur me këto gjoba?

Taçi: Është një person që nuk e flet mirë shqipen.

Të ngjashme