Kryefjala Logo

Ligji për Presidentin/ Nishani-Ramës: Idiot provokator! Shkruan Kushtetutë paralele sipas humorit pervers të sektit që ka krijuar

6 Nëntor, 2020 | 6:34 pm

Partia Socialiste do të vërë edhe një herë në provë mbështetjen nga opozita e re parlamentare.
Këtë radhë është ligji për kompetencat e Presidentit që do të kërkojë 3/5 e Kuvendit, ose minimumi 84 vota në seancë.
Komisioni i Posaçëm i ngritur për hartimin e ligjit mbi Presidencën, ka hartuar draftin ku përcaktohet qartë mënyra se si duhet të veprojë Kreu i Shtetit.
Por për paraardhësin e Ilir Metës, Bujar Nishani, ligji në fjalë është idiotësia e rradhës e kryeministrit Edi Rama.
Sipas Nishanit, “sot në Shqipëri nuk ka më vlerë asnjë legjislacioni (ose kriminal ose sharlatan) që prodhohet nga minoranca pushtetmbajtëse”.
Reagimi i plotë i Bujar Nishanit –
Idioti provokator ka hedhur në tregun e idiotësive të tij të pafundme të ashtuquajturin “Ligji për Presidentin e Republikës”
Në këtë botë ka “idiotë të dobishëm” dhe “idiotë të dëmshëm”
Idioti i dëmshëm në rastin tonë, nuk ka bërë një ligj për Presidentin e Republikës por ka shkruar një Kushtetutë paralele sipas humorit pervers të sektit që ka krijuar, duke provokuar rëndë Kushtetutën e Republikës, seriozitetin e shtetit, kodet e një shoqërie normale civile.
Idioti i dëmshëm që ka humbur çdo lloj ekuilibri, nuk mund të imagjinoi dot një shtet me “Kryetar Shteti”, me “Institucionin e Presidentit të Republikës”, me “Kushtetutë” “Kode” e “ligje” që rregullojnë e mbrojnë shtetin, sistemin, qytetarin !
Idioti i dëmshëm ka vetëm një model që reflekton! Idiotësinë !
Çdo vend (Republikë) në botë, i madh apo i vogël, i pasur apo i pazhvilluar, në Evropë, Afrikë, Azi apo Amerikë e ka një Ligj për Presidentin e Republikës.
Paçavurja e idiotësisë që paraqitet tek ne nuk ka asnjë lidhje e asnjë ngjashmëri minimale me askënd, me asnjë me askund në botë !
Sot në Shqipëri nuk ka më vlerë asnjë legjislacioni (ose kriminal ose sharlatan) që prodhohet nga minoranca pushtetmbajtëse.
Askush të mos i kushtojë vëmendje e të shpenzojë kohë për të.
Nuk ja vlen për asgjë !
Pas 6 (gjashtë) muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik !
“Idiotësia”, nuk do të jetë objekt i atij legjislacioni pasi trajtimi i saj i përket profesionistëve të shëndetit.
Korrupsioni, hajdutëria, inkriminimet, shkatërrimet, dhunimet, do të kalojnë rreptësisht në “vrimën e gjilpërës” së atij legjislacioni, për këdo që sot bën rrolin e idiotit!

Të ngjashme