Lajme
Kush ishin 3 shqiptarët që humbën jetën në sulmet 11 shtatorit në New York
11 Shtator, 2021 | 2:50 pm
Pasi terroristët e “Al Qaeda” morën peng 4 avion amerikan me pasagjerë në 11 shtator 2001, kryen sulmet kamikaze mbi “Kullat Binjake”, godinën e Pentagonit dhe një prej avionëve si pasojë e rezistencës së pasagjerëve u rrëzuar në një fushë të Pensilvanisë.
Mes 3000 viktimave ndodhen me dhjetra e qindra rraca, kombësi, etnicitete etj. Qytetarë nga e gjithë bota ose me origjina të ndryshme humbën jetën atë ditë tragjike. Cdo 11 shtator komunitete të ndryshme kujtojnë humbjen e patriotëve të tyre.
Edhe komuniteti shqiptar kujton me nderim 3 prej shqiptarve që humbën jetën. Ato ishin punonjës në të dyja kullat që u rrëzuan nga përplasja e avionëve. Bëhet fjalë për 3 shqiptar me origjinë nga zona e veriut : Marash Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj. Mendohet se të tre shqiptarët nuk patën mundësi as të komunikonin me familjarët e tyre pasi ndodheshin në katet ku fillimisht u shënua përplasja e avionëve.