Lajme
Aldo Rama i riu që vrau policin në detyrë dhe me pas qelloi veten, i fiksuar pas botes se krimit
28 Shtator, 2021 | 4:23 pm
Aldi Rama, 21 vjecari që plagosi për vdekje nënkomisarin në Lezhë, është arrestuar pas një operacioni të gjatë ku morën pjesë RENEA dhe FNSH. I riu në arrati ka vetplagosur veten duke shkaktuar një gjëndje kritike për jetën e tij.
Pak më parë Kryefjala.com publikoi një foto të Aldi Ramës vite më parë ku pozonte me Kryeministrin Edi Rama. Nëse hyjmë më thellë me kërkimet, evidentohet që të gjitha fotot e të riut në rrjetet sociale kanë përmbajtje ku shprehet dëshira për para dhe admirim për botën e krimit e gangsterrave.
“Fakti që bëjmë gjër a të këqija nuk do të thotë se jemi njerëz të këqinj” – shkruan Aldi në një nga postimet e tij. Shokë të tij e krahasojnë me reperin Fero duke I thënë fjalët “Gang gang”. Ai shfaqet duke pozuar me makina Audi, ku përmbatja e përshkrimeve të tyre ka të bëjë me jetën e veshjet luksoze, paranë dhe krimin.