Kryefjala Logo

Vetëm një person mund të jetë mbi Blendi Fevziun dhe sot ka ditëlindjen

3 Tetor, 2021 | 5:43 pm

Blendi Fevizu dhe “Opinion” ndërtojnë së bashku “busullën” e emisioneve me debate në televizionin shqiptar. Prej 24 vitesh emisioni i tij ka shkruar historinë me personazhet më të shquar të të gjitha fushave të ftuar dhe pse shumë gazetarë të tjerë ndër vite kanë tëntuar me emisione të të njëjtit format të afrohen sadopak tek sukesi i “Opinion”, askush nuk e ka eklipsuar.

Fevziu gjithashtu ka rezultuar mjaft i suksesshëm si shkrimtar me librat si : “Enver Hoxha”, “Ahmet Zogu”, “50 + 1” etj. I martuar dhe babai i dy vajzave, Blendi Fevziu ka publikuar një foto gjatë ditës së sotme me vajzën e tij të vogël në Paris. Vajza e quajtur Alis mbushi sot 5 vjec dhe në foto shihet teksa qëndron në qafe të babait të saj. Në foto kanë uruar këngëtarja Bleona Qerreti e cila shkruan “Drita e vogël, Monika Lubonja “Edhe 100 Princesha jote e bukur”.

Alisa është e vetmja që qëndron “sipër” Fevziut teksa lufta për ti zënë vendin si gazetari dhe moderatori më i suksesshëm i televizioneve shqiptare duket se i ka lënë gjithë të tjerët pas tij.

7AA6038D 3A47 419D AF3B 57F0D8EB9F1E

Të ngjashme