Kryefjala Logo

Arti në zi:Ndahet nga jeta aktori Mirush Kabashi

5 Dhjetor, 2023 | 8:59 am

Aktori i dashur për shqiptarët Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit, e ka njoftuar familja e tij në një njoftim në Instagramin e tij zyrtar

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesënate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

IMG 4464

Me Respekt, Familja Kabashi!”- shkruhej në faqen e tij zyrtare.

Të ngjashme