Kryefjala Logo

Ekskluzive: Kiara Tito prezantuese e programit “Piranjat”

1 Prill, 2022 | 7:50 pm

Nuk është ende zyrtare por ne të Kryefjala.com kemi mësuar që prezantuesja Kiara Tito do të jetë prezantuesja e programit “Piranjat” që pritet të nisë së shpejti në ekranin e ABC.
Për këtë program janë përfolur shumë emra si Luana Vjollca, Arilena Ara dhe mesa duket autorët e programit kanë vendosur që krah gazetarit, Berat Buzhala të jetë moderatorja, Kiara Tito.
Mesa duket Kiarën do ta shohim non stop tashmë nën logon e ABC-së, pasi ishim mësuar ta shihnim prej dy sezonesh në prime time si moderatore e programit “Style Star”.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë Kiarës shumë sukses në këtë projekt të ri!

Të ngjashme