Kryefjala Logo

Yjet e famshëm që treguan se te mos jesh perfekt mund të kthehet në motiv

2 Nëntor, 2021 | 1:53 pm

Winnie Harlow

Që nga fëmijëria e saj, Winnie ka vuajtur nga “vitiligo”, një çrregullim i pigmentit lëkurës. Edhe pse përgjatë fëmijërisë e më tej ajo është paragjykuar nga ky çrregullim, ajo nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrrat e saj. Sot ajo është një nga modelet më të famshme në botë, ndërkohë që në konferencën e fundit të TED ajo foli për vitiligo-n duke e cilësuar atë një gjendje të lëkurës dhe jo një mallkim që mund t’i prishë jetën.

Peter Dinklage

Ylli i “Game of Thrones”, “Chronicles of Narnia” dhe “X-Men” është duke na vërtetuar se të qenit karizmatik dhe i talentuar janë shumë të rëndësishme në jetë. Aktori Peter Dinklage lindi me një sëmundje të trashëguar të quajtur – achondroplasia – rezultatet e të cilit janë nanizmi.

Sylvester Stallone

Që në lindje nervat e fytyrës së aktorit Sylvester Stallone pësuan një dëmtim. Si pasojë e një gabimi mjekësor ai kaloi në një paralizë të pjesshme. Por ky problem nuk e ndaloi Sylvester të bëhej një nga aktorët më të famshëm në botë duke debutuar në rreth 50 filma e arritur famë ndërkombëtare.

Marlee Matlin

Marlee u bë i vetmi person që nuk dëgjon e mori një çmim Oscar si aktorja më e mirë. Ajo gjithashtu ka luajtur në serinë televizive Desperate Housewives, Body Parts, My Name is Earl, Switched at Birth dhe shumë seri të tjera.

Të ngjashme