Kryefjala Logo

Si të zbuloni gjininë e bebit pa shkuar tek mjeku

23 Tetor, 2021 | 11:27 am

Njëri ndër mitet më të përhapura i cili ka të bëjë me shtatzëninë është që të pështjellët e mëngjesit mund të paralajmërojë nënat e ardhshme për gjininë e fëmijës. 

Rezulton që ai mit mund të jetë i vërtetë.

Shtatzënat të cilat kanë të pështjellët intensiv të stomakut në mëngjes mund të lindin vajza. 

Shumica e nënave të ardhshme gjatë shtatzënisë kanë të pështjellët në stomak, ndërsa një numër i madh i tyre ka të pështjellët ekstrem në mëngjes (hiperemeza e shtatzënisë) të shoqëruar me vjellje që jo rrallë çojnë në dehidratim, në dobësim të vrullshëm për shkak të humbjes së apetitit. 

Një hulumtim i ri ka treguar që shtatzënat të cilat vuajnë nga të pështjellët më ekstrem të mëngjesit shpesh lindin vajza. 

Në një të tretën e rasteve ndodh që forma ekstreme e të pështjellët të mëngjesit të përfundojë me abort. 

Hulumtuesit thonë që vajzat në stomak kanë më shumë shanse se sa djemtë të mbijetojnë hiperemezën e shtatzënisë. 

Profesoresha Lena Edlund, nga Universiteti i Kolumbisë, thotë që 56% të rasteve kur shtatzënat kanë të pështjellët ekstrem në mëngjes lindin vajza.

Të ngjashme