Kryefjala Logo

Si të fitoni mbi ankthin e përditshëm

21 Tetor, 2021 | 11:36 am

Bëhet fjalë për një emocion të thellë të lidhur me instiktin. Problemi ndodh kur mes nesh futet një mbivlerësim i kërcënimit: ankthi dhe sulmet e panikut mund ta bëjnë të padurueshme.

Trauma antike – Sipas studimeve të fundit të neuroshkencës, kujtesa emocionale dhe aspekti emocional, janë ato që ndikojnë tek një qenie njerëzore edhe në moshë të vogël.

Frikë për tú menaxhuar – Mbijetesa është një mendim i fshehur, një instinkt i hershëm që jeton në mendjen dhe trupin tonë çdo ditë. Frika për të mos ia dalë, mund të vijë në forma të ndryshme, mbi të gjitha prek kordat universale të shpirtit njerëzor.

Përjetimi i kujtimeve – Kujtimet mund të shkaktojnë trauma dhe situata motive të përjetuara në të shkuarën.
Frika e frikës mund të shndërrohet në një trysni që mund të ndikojë jetën e përditshme. Gjatë një sulmi paniku, intensiteti i sintomave të nivelit fizik, shkakton një nivel në rritje të ankthit. Takikardia, sens i ngushtësisë dhe vështirësia në frymëmarrje, mund të shkaktojnë një problem kardiak dhe sikundër në rastin e sulmit të panikut, rreziku është vetëm imagjinar, jo i vërtetë.

Të ngjashme