Kryefjala Logo

Pa bërë këto pyetje,mos e mbyllni takimin e parë

13 Tetor, 2021 | 12:26 pm

Të gjithë i kemi parasysh pyetjet tipike të takimit të parë: Me çfarë merresh? Çfarë të pëlqen? Nga je? Cilat janë hobet e tua? Janë të gjitha të nevojshme, por edhe shumë të mërzitshme.

Më mirë bëni pyetje të tipit:

Duhet të kesh ndonjë nofkë… çfarë fshihet pas saj?

Në ç’vend ke dashur gjithmonë të shkosh?

Cila ka qenë puna jote më e keqe?

Ç’libër ke lexuar këto kohë?

Çfarë fëmije ke qenë?

Si do ta kaloje të dielën perfekte?

Je i fiksuar me ndonjë personazh të famshëm?

Çfarë do shpëtoje të parat nëse shtëpia jote do shembej?

Me ç’lloj stërvitjesh, sporti merresh?

Ke një njeri që të frymëzon?

Nëse do fitoje 1 milion $, çfarë do kishe blerë ?

Cila është dhurata më e bukur që ke marrë?

Nëse do kishe një fuqi të mbinatyrshme, çfarë do doje të ishe?

Cila është gjëja e parë në listën e planeve?

Çfarë doje të bëheshe kur të rriteshe, kur ishe i  vogël?

Të ngjashme