Kryefjala Logo

Nuk është e thjeshtë, por mund të zhduken: Problemet më djegëse të njerëzimit

28 Tetor, 2021 | 7:52 am

Nëse mendja ju shkoi menjëherë tek politika, ju themi që tani se e kemi fjalën tjetërkund. Po flasim per nje problem pjesë e zgjidhjes së të cilit mund të jemi të gjithë, dhe për të cilin një gjest sado i vogël, mund të sjellë ndryshime të mëdha.

Në lumenjtë tanë sot lundrojnë mbeturina

Sa herë ju rastis të shikoni mini-landfill pranë shtëpisë suaj, nëvende ku nuk duhet? A keni hedhur ndonjëherë një shishe, apo një bisht cigareje, apo një qese plastike jashtë koshit? Apo jeni një prej atyre njerëzve që, edhe pse shpesh ju duket se po përpiqeni kot, prapë mundoheni t’i edukoni të tjerët sesa e rëndësishme është për të gjithë ne të angazhohemi në çështjen mjedisore?

Zgjidhja për asgjësimin e plotë të mbeturinave është shumë e thjeshtë – gjithmonë hidhini mbeturinat në kosh!

Përse kjo tingëllon akoma kaq e pamundur? Faktet e mëposhtme do të na ndërgjegjësojnë përsëri:

A e dini se, një shisheje plastike të hedhur në tokë pa vramendje i duhen deri në 500 vjet për t’u dekompozuar në natyrë?

Nëse lë një kanaçe në mes të një pylli, i duhen 200 vite që tëdekompozohet.

Është detyra jonë që ta ndihmojmë natyrën të mbetet e virgjër, që të kthehet bukuria e saj e egër, duke kuptuar rolin e rëndësishëm që kemi në luftën për të mbrojtur pasurinë tonë mëtë madhe.

Sot, ajri është një re djegësirash

Nuk ka rëndësi nëse është oxhaku i një fabrike, një impiant karburanti, makina apo një cigare e ndezur- djegia ështëproblemi më i madh i përbashkët.

Le të marrim si shembull këtë të fundit – a e dini se ndaj cilave substanca të dëmshme jemi të ekspozuar nëse ndezim një cigare ose gjendemi në praninë e një njeriu që e ndez?

Ky problem lind nga djegia. Kur cigarja fillon të digjet krijohet tymi, bashkë me të cilin çlirohen më shumë se gjashtë mijë substanca, nga të cilat rreth 100 klasifikohen si të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme. Të gjitha çlirohen pas ndezjes së një cigareje, kur ndodh edhe procesi i djegies.

E gjithë kjo mund të sjellë sëmundje serioze dhe dëme në shëndetin publik.

Cila eshte zgjidhja?

Para së gjithash tek secili prej nesh. Gjithashtu, tek ndërprerja e plotë e konsumit të cigareve dhe nikotinës. Për ata që nuk e bëjnë, një zgjidhje mund të jenë produktet me ngrohje.

Shkenca është kujdesur edhe për këtë, kështu që sot ka alternativa të provuara shkencërisht që bazohen në teknologjinë e ngrohjes të cilat përfaqësojnë një zgjedhje më të mirë në krahasim me pirjen e cigares. Informimi në lidhje me konceptin e reduktimit të dëmit dhe alternativat e bazuara në shkencë mund të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit të djegies.

 

Të ngjashme