Kryefjala Logo

Martesa e përsosur ekziston. Ne të Kryefjalës kemi sekretin.

8 Tetor, 2021 | 1:34 pm

1.Gjithmonë përgjigjuni në telefon kur burri/gruaja interesohet për ju.

2. Planifikoni kohën më përpara, në mënyrë që të keni sa më shumë variacione në ditë të ndryshme.

3. Rrethohuni me miq të cilët do të forcojnë martesën tuaj, duke neglizhuar ata që iu vështirësojnë situatat.

4. Gjeni gjithmonë një arsye për të qeshur, madje dhe në momente të vështira.

5.Asnjëherë mos mbani sekrete ndaj njëri-tjetrit. Fshehtësia është armiku i intimitetit.

6. Asnjëherë mos gënjeni njëri-tjetrin.

Besimi është themeli i një martese të fortë.

7. Kur keni bërë një gabim, pranojeni atë dhe me përulësi kërkoni falje. Ju duhet të jeni të shpejtë për të thënë, “Unë kam gabuar, më vjen keq”.

8. Asnjëherë mos flisni keq për bashkëshortin tuaj me njerëz të tjerë. Mbroni bashkëshortin në çdo kohë dhe në të gjitha vendet.

9.Gjithmonë vendosni unazën tuaj dhe ajo do t’ju kujtojë se sa të lidhur jeni me bashkëshortin.

10.Shijoni momentin, duke harruar se çfarë ka ndodhur në të shkuarën dhe çfarë ju rezervon e ardhmja.

Të ngjashme