Kryefjala Logo

Gabimet që çdo femër bën me reçipetat

1 Tetor, 2021 | 5:18 pm

Reçipetat janë ndër shpenzimet kryesore të femrave, ndonjëherë të shtrenjta, por nëse respektoni disa këshilla mund t’i përdorni për shumë vite pa i dëmtuar aspak.

1-Mos i lani shpesh

Meqë janë të brendshme, kemi idenë që duhen larë shpesh, por nuk është e vërtetë. Rekomandohet t’i lani pasi t’i keni veshur 3 ose 4 herë, në këtë mënyrë nuk do të humbasë elasticiteti.

2-Zgjidhni masën e duhur

Gabimi më i madh që bëjnë femrat është se zgjedhin gabim masën e reçipetave. Nëse nuk janë komforte mjaftueshëm i keni blerë gabim.

3-Mos i fusni asnjëherë në sirtarë

Reçipetat duhet të marrin ajër që të mos shkaktojnë irritim dhe të mos kenë erë të pakëndshme. Më e mira që mund të bëni është t’i varni. Kini parasysh që nuk varen nga rripat, por nga qendra.

Të ngjashme