Kryefjala Logo

Doni që të jeni partner perfekt?Ndiqni këto rregulla

4 Nëntor, 2021 | 2:49 pm

Ka shumë hulumtime që tregojnë se ata që kanë qëndruar beqarë për një kohë të gjatë janë partnerët më të mirë.

Kjo pasi ata kanë gjasë të jenë më të lumtur dhe më të shëndetshëm.

Kështu që, kur të dilni në takim për herë të parë me dikë mos u turpëroni t’i tregoni se kurrë nuk keni qenë me dikë.

Një studim i vitit të kaluar gjeti se njerëzit që kanë qenë beqarë gjatë gjithë kohës janë më të afërt me partnerët e tyre, familjarët, mqtë dhe kolegët.

Gjithashtu, të dhëna nga analiza të ndryshme tregojnë se beqarët kanë më shumë ngritje personale sesa ata që janë në marrëdhënie dhe kanë shumë më pak gjasa që të heqin dorë nga partneri i tyre kur të lidhen me të.

Të ngjashme