Kryefjala Logo

Shuhet legjenda e Besëlidhjes në futboll, shkak Covid-19

21 Nëntor, 2020 | 2:02 pm

Shuhet Nikolin Lorenci, një emër i njohur i futbollit shqiptar, i cili kontribuoi në ekipin e Besëlidhjes së Lezhës si futbollit, trajner dhe zyrtar i saj.

70-vjeçari ishte infektuar me COVID-19 dhe më pas ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por nuk ia ka dalë ta fitojë betejën më të rëndësishme.
Një ditë zie padyshim për futbollin lezhjan.

Lorenci ishte shpallur “Qytetar Nderi” nga Bashkia Lezhë dy vite më parë, për kontributin e dhënë në ekipin e besëlidhjes dhe jo vetëm, pasi kishte pasur rol drejtuesi edhe në akademitë “Porto” e “Brians”
Nikolini kishte debutuar me Besëlidhjen në maj të vitit 1965, duke luajtur deri në fund të sezonit 1978-79. Më pas mbeti në botën e futbollit si trajner dhe më pas edhe shef klubi apo drejtor sportiv.

Të ngjashme