Kryefjala Logo

Habit moderatorja shqiptare, hap emisionin me pranga në duar

5 Tetor, 2021 | 12:29 pm

Moderatorja shqiptare e Radio Televizionit Ora, Dajana Shabani ka startuar mbrëmjen e djeshme emisionin e saj të ri “D Tonight”. Ajo hapi siparin me një skenë të pazakontë ku ndodhej përpara pasqyrës, nën sirenat e policsë shfaqet një mashkull muskuloz i cili i vendos prangat Dajanës dhe e nxjerr nga dhoma e grimit për në studio.

Të gjithë kanë punuar shumë fort për mua, më besoni që kanë punuar shumë fort. Ndoshta në koshiencën e tyre po më mallkojnë se pse nuk janë në shtëpi por janë live këtu me mua. Më thanë të merrja 2-3 letra për të folur po unë si sot përpara 12 vitesh kam nisur rrugëtimin tim në RTV Ora dhe sot jam 32 vjec dhe jam sërish këtu”- kanë qenë fjalët e para të prezantueset/

Për sa i përket prangave ajo dha kuptimin e kësaj skene si hapje e emisionit: “Jo më kot kam hyrë me pranga sot, është një mungesë e theksuar lirie. Do arrestohet një pronar televizioni e  thonë ‘ah sa mirë ju bë’, kemi shumë halle të tjera”/Kryefjala.com

3B57BAFC 2069 42EB A781 0166E03FD69B

Të ngjashme