Kryefjala Logo

Selvia,gruaja e Shpat Kasapit,kërkon ndihmë si të fillojë punë në jetimore

15 Prill, 2024 | 8:57 am

Kristi Gongo u kujdes për 28 fëmijë të braktisur nga prindërit, në një episod emocionues në “Shtëpinë e Foshnjës”, në emisionin “Punë pa teka”.

Pas kësaj, ka qenë Selvije Kasapi, bashkëshortja e Shpat Kasapit, e cila ka ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e saj.

Impakti i programit e ka bërë që të kërkojë mënyrën për të punuar në “Shtëpinë e Foshnjës”.
“O Zot sa dua të vi në ndihmë të gjithë bebushave që thërrasin mama, por mamanë nuk kanë. A mund të më ndihmojë dikush të punoj në jetimore?”, shkruan ajo në InstaStory.

IMG 0780

Të ngjashme