Kryefjala Logo

Pse ka Sara hatërmbetje me Meritonin?”Na ka habitur!”

19 Prill, 2024 | 9:18 am

E ftuar pasdite në ‘Top Albania Radio’ ka qenë ish-konkurrentja e ‘BBV3’,Sara, e cila ka komentuar lidhur me lojën e konkurrentëve, situatat e fundit në shtëpi dhe u shpreh për shumë të tjera.

Sara dhe Bardhi teksa ishin ende banorë të shtëpisë u panë të kenë afrimitet me Meritonin, ku ky i fundit kishte miqësi me Bardhin jashtë shtëpisë.
Ndërkohë, teksa komentoi afrimitetin mes Meritonit dhe Françeskës ku kjo e fundit u bë shkak i daljes së Sarës nga shtëpia, ish-banorja tha tha:

‘Mendoj që Meritoni duhet të respektonte porosinë e vetme të Bardhit. Ata janë miq dhe jashtë. Bardhi i ka kërkuar të lutem ma nxirr Francësken ndërkohë ai është afruar me atë. Unë dhe Bardhi e kemi parë me skepticizëm jashtë. Na ka habitur ky qëndrimi i Meritonit…’

Të ngjashme