Kryefjala Logo

Pasi rrjet e kryqezoj per bullizem, reagon Erjona Rusi: Batute e gabuar!

12 Tetor, 2021 | 10:55 pm

Tashme video e cilesuar bullizuese nga T’ka mami yll ka mbushur komplet rrjetin. Dhe te kryqezuarit ishin Erjona Rusi dhe Albi Nako.

Pak më parë, Erjona ka reaguar lidhur me situatën, duke postuar një foto me Lianën, e duke pranuar se ka qenë batutë e gabuar, por kurrsesi bullizëm.

“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë.Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrsesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë”, duke iu sugjeruar ndjekësve hapin fjalorin dhe të zbulojnë kuptimin e fjalës ‘bullizëm’.

Erjona pranon se ka gabuar në mënyrën e të shprehurit, por pohon se nuk do t’i kërkojë askujt tjetër falje,  veçse prindërve të 8-vjeçares.

“Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet”, shkruan moderatorja në reagimin e saj të gjatë, në Instagram.

Të ngjashme