Kryefjala Logo

Pas largimit nga Top-Channel, Ori Nebijaj bën “paqe” me Megi Pojanin…

2 Dhjetor, 2022 | 10:30 pm

Sot ishte dita e fundit e Ori Nebijajt në “Përputhen” por edhe në televizionin Top-Channel pasi një rrugëtim i ri do të nisë për të. Ori do të ulet në Parlamentin e Shqipërisë si një nga deputetet e reja të tij. Por ju e mbani mend “sherrin” virtual që nisi mes saj dhe Megi Pojanit, kur kjo e fundit ishte moderatore e rubrikës “Maskat” në programin  “E diell”.

“Pupupupu, e diela në shtëpi përfundimisht është një torturë nëse bën ‘zapping’ në TV. Ca emisione shterpë dhe tallava e ka shkarravina që bëjnë si moderatore por që shkaktojnë dhimbje sysh e veshesh. Ndjesë për mllefin e sinqertë por i ka jeta dhe këto,”- shkroi Ori ose kohe në Instagram.

Dhe përgjigjia e Megit nuk vonoi… “Unë jam fëmijë i ’96. Nuk jam e viteve ’80 dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek eleganca e mediasetit dhe mina e celentano. Unë jam rritur me Dicney Channel, serialet amerikane e MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, Unë Megipojanizoj!

Por sot në mbrëmje Ori duket se e ka hedhur pas krahëve të shkuarën dhe i ka bërë komplimentat e saj, Megit dhe Lorit duke e cilësuar kërcimin e tyre aq të arrirë sa edhe vet Britney do t’i kishte zili.

15CD6A24 1F23 4EE9 890A 12B0B2453B16

 

Të ngjashme