Showbiz
Pas dasmës Armina na prezanton shoqen e “ngushtë” (është “new entry” dhe personazh publik…)
1 Tetor, 2022 | 9:42 am
Më në fund dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës ka përfunduar dhe tashmë Armina është gati të shohë fotot dhe të bëjë të gjitha falenderimet e mundshme duke filluar nga bashkëpunëtorët deri tek shoqet e ngushta. Një prej tyre rezultoi të ishte Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës që për Arminën edhe pse Sara nuk është një mikeshë e “vjetër” e ka ndihmuar dhe i ka qëndruar afër në periudhën e dasmës.
Kujtojmë që intervsitën e parë në media të Sarës e ka marrë Armina dhe mesa duket miqësia e tyre këtu i ka hedhur themelet e tyre të forta.
Nga ana tjetër ne i ndoqëm storyt e Sarës mbrëmjen e dasmës ku në asnjë moment nuk nxorri Arminën, por veten, shoqen që e shoqëronte dhe ambientin (pa njerëz përreth të dasmës)… Rroftë shoqëria…