Kryefjala Logo

Paloma habit me informacionet për Eglën:”Ajo figuron që është e martuar..”

16 Prill, 2024 | 9:12 am

Rudina Demneri ose siç e njeh publiku, Paloma,
ish-konkurrentja e Big Brother VIP ka dhënë disa detaje mbi jetën dashurore të Eglës. Kjo e fundit eshtë treguar shum hermetike lidhur me jetën private, duke ndarë fare pak detaje por së fundmi është shprehur se “ka një dashuri të madhe jashtë”.
Paloma tha se Egla ka qënë e martuar me një shtetas të huaj, ka patur nje biznes me të dhe pas ndarjes ajo përfiton të ardhura nga ndarja e pasurisë.

“Ajo figuron që është e martuar në Shqipëri. Unë di që ajo ka patur një lidhje me një Italian, të cilët janë ndarë. Ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit. Kanë pasur një biznes së bashku, nuk e di nese e kanë hapur së bashku apo e ka hapur ai dhe ajo përfiton nga martesa e të tjera me radhë, kështu që i ka ca burime të ardhurash, por për këtë dashurinë e këtij shqiptarit ende nuk dimë “

Të ngjashme