Kryefjala Logo

Nuk e pranuan në festivalin e RTSH-së, këngëtari nga Kosova zbraz gjithë mllefin ndaj Ardit Gjebreas dhe jurisë!

10 Nëntor, 2021 | 10:56 am

Mentor Haziri, këngëtari i njohur është revoltuar pasi kënga e tij nuk është pranuar në edicionin e 60-të në “Festivalin e Këngës” në RTSH.

Haziri ka akuzuar RTSH-në se i diskriminojnë këngëtarët nga Kosova në këtë festival, duke përmendur Rona Nishliun e cila sipas tij ja zbardhi fytyrën Shqipërisë dhe kënga e saj dëgjohet ende.

6031DAAA 1AA0 41F0 9849 FB03E310AEB6

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka deklaruar:

“Sot fatkeqesisht e vertetova kete te keqe dhe poashtu vertetova se ai Festival si don shqiptaret nga Kosova aty sepse bejne konkurencen. Asnje nga Kosova nuk eshte konkurent atyy kete vit, po bash ketu dua te nderlidhem. Nje gje dua te potencoj qe Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyren ne Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE degjohet ende neper bote dhe eshte kange historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume nga nje shqiptar i Kosoves sa qe nuk ja dhatë mundesine as te garoj me te theret sepse jeni mesuar me festivale or gjish playbacku gje qe fatkeqesisht une se bej dot por kendoj live.”

Të ngjashme