Showbiz
Nora dhe Roberti përsëri bashkë…
10 Qershor, 2022 | 6:41 pm
Renee vajza e tyre e vetme ka bërë bashkë përsëri Norën dhe Robertin. Renee ka përfunduar sot klasën e parë dhe në këtë event të rëndësishëm të jetës së saj nuk mund të mungonin as Nora dhe as Roberti.
Të dy kanë postuar në rrjetet e tyre sociale foto me Renee , por ata kanë zgjedhur që mos të kenë një foto familjare të tre së bashku. Roberti është duke jetuar momentalisht historinë e dashurisë me modelen nga Prishtina, Laureta dhe po jeton i lumtur në këtë marrëdhënie.
Jo më kot pas Renee-s ka postuar menjëherë foton e partneres së tij me mbishkrimin “dashuri”.
Ndërsa sa i përket Norës nuk kemi asgjë të re nga jeta e saj private pasi të gjitha postimet e saj janë vetëm profesionale.