Kryefjala Logo

Në darkën e tyre romantike,Heidi dhe Romeo flasin për fëmijë!

16 Prill, 2024 | 8:51 am

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh ka organizuar një darkë romantike për Heidin dhe Romeon. Çifti pas debatesh dhe krisjesh u ribashkuan dhe tashmë po shijojnë momente bashkë në shtëpinë më të vëzhguar.

Ata kanë zgjedhur të njohin më shumë njëri-tjetrin, duke folur për jetën dhe familjarët duke qënë se shpesh janë ‘akuzuar’ se nuk njihen mjaftueshëm.

Një pjesë të mirë të kohës,ata ja kushtuan edhe një bisede shumë të këndshme për planet për të krijuar familje dhe për të patur fëmijë.
Heidi tha se kërkon kohë dhe përkushtim, ndërsa Romeo tha se nuk ka më kohë për të humbur dhe se janë të rritur për ta bërë një hap të tillë.

Të ngjashme