Kryefjala Logo

Na vjen keq t’ju zhgënjejmë po Megi dhe Lori nuk janë vajzat e para që kërcejnë bashkë në “Dancing with the Stars”

2 Dhjetor, 2022 | 10:16 pm

Ka nisur sot “Dancing with the Stars” dhe sot konkurrentët kanë ndërruar partnerët e tyre të kërcimit. Megi Pojani zgjodhi që të kishte sonte në krah balerinën Lori Bala dhe të dyja bashkë sollën një tango sensuale argjentinase me hitin e Britney Spears “Baby One More Time”.

Koreografia ishte shumë e mirë dhe Megi mori vlerësime maksimale por ajo që na bëri përshtypje ishte postimi në faqen e “Dancing” ku e cilësonte këtë dyshe si të parën dyshe vajzash në historinë e këtij formati.

B081D81C B1FA 4FE4 93AD 0E3780E3FADB

Por ja që gabohen. Sepse në edicionin e fundit të “Dancing with the Stars” në Vizion Plus ka qenë balerina Isida Mollaymeri dhe moderatorja Aulona Musta që kanë kërcyer të dyja, ndaj dhe kërcimi i sotëm në “Dancing with the Stars” në Top-Channel nuk është ndonjë risi.

Ndaj produksioni i “Dancing with the Stars” në Top-Channel duhet të informohet më mirë…

Të ngjashme