Kryefjala Logo

Monika Kryemadhi fiksuar me duetin e kushurirës së saj me David Guetten

26 Nëntor, 2022 | 3:02 pm

Të gjithë e njohin këngëtaren dhe kompozitoren me famë botërore Bebe Rexha, një emër i madh në tregun muzikor ndërkombëtar që ka punuar në shumë projekte edhe me artistë të kalibrit të Rihannës edhe Eminem.
Po ashtu dihet edhe origjina e saj nga Dibra, gjë që e lidh me politikanen e njohur Monika Kryemadhi.
Ato janë kushurira dhe lidhja e tyre vazhdon sipas traditave edhe pse njëra me famë në Showbizin ndërkombetar dhe tjetra në politikën shqiptare.
Postimet e të dyjave janë bërë publike dhe kanë treguar se ato shpesh bëhen bashkë si në Tiranë, ashtu edhe në Los Angeles.
Sot mesa duket ka qënë dita kur Monika ka kujtuar Beben me kengën e saj që u rikthye në vëmendje nga eventi muzikor në Australi ku artistja risolli HIT-in “I’m good (Blue)”.
Ndoshta dy mesazhe në një këngë : Mall për kushurirën dhe ndjesinë: jam mirë.

9206C16B 0EA5 4923 AECF 7FED9E519061

Të ngjashme