Kryefjala Logo

Me shumë gjasa ky “Dancing with the Stars” do të jetë spektakli i Sarave…

17 Gusht, 2023 | 3:17 pm

Tani le ta fillojmë nga fillimi. “Dancing with the Stars” do të çelë siparin në shtator. Ju e dini që producente është Sara Hoxha dhe mesa flitet lart e poshtë në këtë program do të ketë edhe shumë Sara të tjera.

Një konkurrente pritet të jetë Sara Karaj, blogere dhe bizneswoman në fushën e make-up. Nga ana tjetër po përflitet që në jurinë e spektaklit të jetë Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës si dhe ish fituesja e edicionit të parë të këtij spektakli. Ndërsa një tjetër emër që po përflitet dhe burime për Kryefjala.com bëjnë me dije është emri i Sarah Berishës. Blogerja e njohur duket se do të rikthehet pas Big Brother në një tjetër show të topit, por që këtë herë ka të bëjë me kërcimin.

A nuk kemi të drejtë kur themi se ky “Dancing” mund të quhet “Sara”?!

 

Të ngjashme