Showbiz
Luana Vjollca sjell në Shqipëri reperin e njohur
13 Maj, 2022 | 8:31 pm

Luana Vjollca ka publikuar mbrëmë projektin e ri “Thuaje”, që do të përmbajë 5 materiale muzikore të realizuara nga Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku.
Këngët e reja do të publikohen çdo javë dhe i pari që u publikua ishte “Si njerëz”. Por Luana Vjollca nuk di të ndalet.
Në story-t e saj në Instagram Luana ka publikuar një video me reperin nga Tanzania, Raymond Shaban Mwakyusa i njohur me emrin e artit, Rayvanny.
Hiti që e bëri të famshëm dhe të njohur ndërkombëtarisht Rayvanny është “Kwetu” ai është gjithashtu edhe Ceo i labelit “Next Level Music”.
Por ne na lind pyetja se ç’mund të bëjnë bashkë Lui dhe Rayvanny?! Deri tani nga Instagrami nuk kuptuam asgjë përveçse reperi mësoi të thotë fjalën shqip “fruta”, por me siguri që do të kemi një bashkëpunim mes tij dhe Luanës pasi kemi verën përpara.