Kryefjala Logo

Lori Hoxha me binjakët dhe Borën, Arbana Osmani në tavolinë tjetër. Si u ulën VIP-at e TV në dasmën e Vlerës dhe Arber Hajdarit

2 Tetor, 2022 | 12:04 am

Në dasmën e Arbër Hajdarit dhe Vlera Devollit përveç familjarëve janë ftuar edhe shumë nga personazhet më në zë të vendit. Ish opinionisti i Big Brother nuk ka harruar që të ftojë në dasmë emra të njohur të Top-Channel si Lori Hoxha e cila është në një tavolinë me vëllezërit Veshaj dhe moderatoren Bora Zemani. Kryefjala.com ka mësuar se moderatorja Arbana Osmani është ulur në një tjetër tavolinë me partnerin e saj Eduart Grishaj dhe emra të njohur të politikës.

Por Arbri nuk ka harruar të ftojë në dasmë edhe përfaqësues nga televizioni Klan, ku nuk ka munguar Aleksandër Frangaj, Armand Shkullaku, Saimir Kodra si dhe bizenesmeni, Samir Mane.
Vihet re mungesa e Blendi Fevziut i cili nuk ndodhet në Shqipëri.

Të ngjashme