Kryefjala Logo

Liami shkak për lotët e Eglës:”Po pres mjekun”

16 Prill, 2024 | 8:47 am

Liami ka marrë tenxheret në orët e para të mëngjesit dhe ka shkuar në dhomën e gjumit duke i goditur me njëra-tjetrën duke krijuar një zhurmë të padurueshme për banorët e tjerë.

Ka qenë Egla prezente në ato momente, e cila është trembur prej gjestit të Liamit dhe kërkoi që ai të ndalonte por e kotë, derisa është përfshirë Lidi i cili i ka marrë tenxheret prej duarve Liamit dhe është larguar me vrap.
Pas kësaj, ka nisur dhe Meritoni i cili ka marrë dy shkopinjë dhe i ka rënë valixhes së bashku me Liamin.

Egla u tremb prej Liamit dhe menjëherë doli prej ambienteve të dhomës së gjumit duke qarë teksa pranë saj qëndroi Romeo së bashku me Heidin dhe Gracianon të cilët po mundoheshin ta qetësonin ku mes tyre u bashkuan dhe banorë të tjerë.

Romeo: Qetësohu, çfarë qan për dy plehra! Çfarë bën? A je në terezi ti moj? Rri rëhat, çfarë mërzitesh për plehra ti.

Graciano: Të duhet të të jap ndonjë gjë?

Egla: Po pres mjekun…

Të ngjashme