Kryefjala Logo

Këngën fituese të Eurovizion këtë vit e zgjedh publiku…

30 Tetor, 2022 | 10:34 am

Ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i Rtsh-së së këtij viti do të jetë ndryshe. Kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 do të zgjidhet me votat e publikut, që do të votojnë me anë të SMS-ve.Në këtë edicion të 62-të do të ketë çmime si vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë; një çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe një çmim për karrierën, thuhet në njoftimin e RTSH. Këto vlerësime do të jepen nga një juri profesioniste, ndërsa kënga që i pëlqen më shumë publikut për ta përfaqësuar në Eurovision do të votohet prej tij.

Të ngjashme